Mbrojtësi i Karabag dhe kombëtares shqiptare të futbollit ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram duke njoftuar se do të niset në udhëtim me klubin e tij për takimin e kthimit në Champions League ndaj Dudelange të Luksemburgut. Karabag e fitoi takimin e parë në shtëpi me shifrat 2-0 dhe tashmë i duhet thjesht të menaxhojë avantazhin. Takimi i kthimit Dudelange – Karabag luhet ditën e mërkurë në orën 18:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.