Kastrioti përgatitet për sfidën decizive me Kamzën, me të cilët luajnë për t’i shpëtuar rënies nga Kategoria Superiore. Krutaët u mposhtën nga Partizani javën e kaluar në pjesën e dytë nga Telushi dhe Bardhi duke u frenuar hovin e marrë pas dy fitoreve që ndryshuan klimën e nderë brenda kampit krutan me Luftëtarin dhe Skënderbeun (5-1, 2-1).
Para sfidës së të dielës me Kamzën, ekipi i teknikut Bledar Devolli ka menduar të motivojë veten dhe tifozët duke postuar një mesazh inkurajues para takimit me Kamzën.
“Erës nuk i’a ndryshojmë dot drejtimin, por të rregullojmë velat në mënyrë që të shkojmë drejt destinacionit të dëshiruar”.
Takimi luhet në stadiumin e Kamzës në orën 14:00 dhe çdo gjë mbetet e hapur për rezultatin e kësaj ndeshjeje.
Postimi në Instagram i klubit të Kastriotit para ndeshjes me Kamzën