Sezoni i ri e gjen analistin Eduard Zaloshnja me një “look” tërësisht të ri. Zaloshnja ka surprizuar duke eksperimentuar me modelin e ri të flokëve, që është jo shumë i zakontë për një 56 vjeçar.
Daljen e parë publike me këtë “look”, ai e ka bërë në aktivitetin që u zhvillua në Kryeministri me pjesëmarrjen e trajnerit të Bayern Munich, Carlo Ancelotti. Teksa tekniku italian fliste për karrierën e tij si futbollist dhe trajner, nuk ka mbetur pa u vënë re edhe ky detaj i veçantë te analisti Zaloshnja.