Albi Doka u largua nga Tirana gjatë merkatos së verës falas për t’u transferuar te Gorica në Kroaci. Ish-mbrojtësi bardheblu ka zhvilluar një sezon të mirë në kampionatin kroat teksa është një titullar fiks te skuadra e Goricas.
Së fundmi, Doka ka postuar një foto në rrjetet sociale duke kujtuar fitoren e thellë 5-1 të Tiranës në derbi ndaj Partizanit sezonin e kaluar. Një “provokim” ndaj të kuqve, por edhe një “mesazh dashurie” ndaj ish-skuadrës bardheblu. Doka është shprehur më parë që një ditë do të rikthehet sërish në Shqipëri për të luajtur vetëm me Tiranën.