Kombëtarja Shpresa do të luajë në datën 16 dhe 19 nëntor, dy miqësore përballë të njëtit ekip, Maltës. Për këto dy sfida me “ishullorët”, Alban Bushi ka dalë në një konferëncë për shtyp duke shpallur listën e të grumbulluarve, por edhe duke folur për afrimet e reja.
Ai ka thënë: “Kemi në listë afro 40 lojtarë, presim të përforcohemi me shqiptarë të Maqedonisë, ku do te vijnë edhe tre lojtarë, por që nuk kanë patur minuta. Na duhet një sulmues goli për këtë edicion”.
Gjithashtu tekniku kuqezi ka folur dhe pëe nivelin e ekipi duke thënë që jemi një ekip modest. “Malta kundërshtar modest? Edhe ne jemi një skuadër modeste. Gjatë edicionit të kaluar zhvilluam dy miqësore të forta me Francën dhe Italinë”- ka thënë ai ekzaktësisht.