Një aksident me motorr i mori jetën para 4 vitesh një nga tifozëve më të zjarrtë të Tiranës. Leonard Mamaga, i cili njihej me pseudonimin Nard Xhuxhi po kthehej nga Kosova, kur mjeti i tij humbi kontrollin. Tifogrupi ‘’Tirona Fanatics’’ ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa shkruan: ‘’4 vite sot pa ty, gjithmonë me ne’’! Bien në sy edhe hashtagu: ‘’Ultrasit nuk vdesin kurrë’’.
Kujtojmë që Mamaga ndiqte nga afër shumicën e ndeshjeve të ekipit keyqytetas, pavarësisht se atëherë Tirana nuk ishte në ditët e saj më të mira. Bardheblutë njihen për mbështetjen dhe solidaritetin, sidomos kur bëhet fjalë për tifozërinë e tyre.