Kristal Abazaj është kthyer në Shqipëri për t’u takuar me ish-shokët e ekipit të Luftëtarit. Sulmuesi i Anderlechtit ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për të kaluar një ditë pushimi me futbollistët Oltion Rrapa, Donald Rapo, Shkëlzen Ruçin dhe Eduart Rrocën (tashmë lojtar i Kukësit).
Grupi i miqve janë mbledhur në njërin prej restoranteve të qytetit të Kavajës ku kanë postuar një foto së bashku. Fotoja është hedhur në Instagramin e mbrojtësit të majtë të Luftëtarit Donald Rapo.
“Me yllin e Belgjikës!”
Postimi i Donald Rapos
Luftëtari shpreson që viti 2019 të sjellë ndryshime pozitive brenda klubit për sa i përket çështjeve financiare, ndërsa Abazaj pas muajsh të tërë agonie në Belgjikë do të kërkojë të fitojë vend te Anderlechti pas shkarkimit të teknikut Hein Vanhaezebrouck.