Skënderbeu luan sot ndeshjen e sezonit, ku përballë Kukësit do të kërkojë kalimin në finalen e Kupës së Shqipërisë, kompeticion në të cilin vjen me petkun e kampionit në fuqi.
Korçarëve iu duhet të përmbysin disavantazhin e takimit të parë, 2-1 në favor të Kukësit, për të qënë ata në finalen e madhe të 2 qershorit.
Për këtë arsyeje, drejtues të Skënderbeut kanë bërë thirrje që numri i tifozëve në shkallët e stadiumit të jetë sa më i madh. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, faqja zyrtare e Skënderbeut thekson se sot është dita e ndeshjes dhe të gjitha rrugët i çojnë në “strofull”.
Takimi mes Skënderbeut dhe Kukësit luhet ditën e sotme në orën 17:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.