Mbrojtësi i Real Madridit, Danilo, pësoi një lëndim jo të lehtë në ndeshjen ndaj Osasunas. Braziliani la fushën e lojës në minutën e 57 të ndeshjes, pas ndërhyrjes së David Garcias.
Përmes një postimi në Spanchat, Danilo tregoi gjendjen aktuale të këmbës sëtij, i cili mund të mungojë ndaj Napolit, pasi braziliani nuk është stërvitur gjatë ditës së sotme me pjesën tjetër të skuadrës.
Por, nuk pritet të jetë problem për Zidanin mungesa e tij, pasi Dani Carvajal është i gatshëm për të hyrë në fushën e lojës.