Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Malajzisë në Cirkuitin e Sepang-ut. Piloti i Red Bull-it u rendit para Lewis Hamilton të Mercedes.
Në vendin e tretë u pozicionua një tjetër pilot i Red Bull, Daniel Ricciardo. Gjithsesi, skena e Çmimit të Madh të Malajzisë është e gjitha për Sebastian Vettel. Piloti i Ferrari-t u rendit i 4-ti, por e nisi garën nga vendi i fundit pas problemeve që i ndodhën dje në Provat Gjenerale.
Kimi Rikkonen nuk arriti të nisej në start duke u detyruar të tërhiqej nga gara.
Në garën e sotme u shpall piloti i ditës Sebastian Vettel i cili e nisi nga vendi i fundit për të mbërrritur më pas në vendin e 4-rt.
Piloti e mbylli keq garën pasi u përplas nga një tjetër pilot duke iu shkatërruar plotësisht Ferrari.
Renditjen për pilot në Kampionatin Botëror të Formula 1 e kryeson Lewis Hamilton me 263 pikë. Vettel e ndjek në vendin e dytë me 235 pikë, ndërsa në vendin e tretë pozicionohet Bottas me 212 pikë.
Renditjen për konstruktorë e kryeson Mercedes me 475 pikë, i ndjekur nga Ferrari me 373 pikë dhe Red Bull me 230 pikë