Flavio Briatore ka hedhur gjithë fajin e dështimit mbi Sebastian Vettel. Spanjolli ka deklaruar se armiku mjë i madh i Vettel është vetë vetja e tij. ” Dikush t’i thotë Sebastianit se gara është 53 xhiro dhe jo 1. Gabimi në Monza tregon pikërisht këtë gjë. Ai duhet të frenonte, të linte vendin dhe ta tentonte ta rimerte sërisht në 50 xhirot e ardhshme sepse kishte makinën më të shpejtë”, – u shpreh Briatore.
Kritikave nuk i ka shpëtuar as skuderia Ferrari. Sipas tij Ferrari ka bërë shumë gabime në strategji 3-4 garat e fundit, të cilat janë pak të vështira për tu kuptuar.”Kur ti lufton për titullin kampion ke një nivel stresi shumë të lartë, sekreti është ta dish ta mposhtësh atë”, -ka përfunduar ish-drejtori i Renault.