Kategoria Superiore do të zhvillojë sot tre duele për javën e 31 të saj, me Teutën që do të kërkojë të dalë me pikë nga “Loro Boriçi”. Ora 17:00 do të rezervojë një duel mes dy ekipeve që janë përballur disa herë kohët e fundit, në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Vllaznialuan në shtëpi e eleminuar nga Kupa dhe me rrezikun e play-off, ndërsa shkodrani Edi Martini sfidon kuqeblutë.
Teuta ka bërë publik edhe formacionin që do të përballet në këtë ndeshje, ndërsa bie në sy se faza offensive është e frikshme. Në portë është Frashëri, ndërsa Arapi është spostuar në qendër. Mesfusha me Aleksin dhe Avdylin, ndërsa në majë të sulmit shkodrani tjetër Hebaj.
Formacioni zyrtar:
Teuta: Frashëri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku, E. Vila, Hebaj Trajner: Edi Martini