Vllaznia luan nesër në 21:00 me Siroki Brijeg për turin e parë të Conference League. Transferta për shkodranët është vendimtare për të parë formën e skuadrës. Në tre miqësoret e zhvilluara para kësaj ndeshje, kuqeblutë morën tre barazime.
Trajneri Brdaric pritet të luajë me skemën 4-2-3-1, nisur edhe nga lojtarët që kroato-gjermani ka në dispozicion. Përpara ndeshjes, dje trajneri tregoi se Latifi do ende kohë të ambientohet me grupin, teksa do e nisë ndeshjen nga stoli.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia: Zogovic, Bulatovic, Imami, Adili, Gurishta, Krymi, Kalezic, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Dilaver Trajner: Thomas Brdaric