Partizani do të jetë pritës në derbin me Tiranën, I cili do të zhvillohet sot në orën 20:45 në Air Albania. Të kuqtë vijnë në duelin e javës së 33-të pas një problematike të madhe, pasi plot pesë lojtarë janë testuar pozitiv me Covid-19, duke u karantinuar. Veç mungesave të sigurta të tyre, shqetëson gjendja psikologjike e skuadrës, që do I duhet të përballojë kryesuesit e Tiranës në këto kushte.
Trajneri Adolfo Sormani dhe klubi I kanë paraprirë situatës, duke ftuar në ekipin e parë disa lojtarë të moshave U19 dhe ekipit B, për të plotësuar mungesat. Italiani I stolit është kushtëzuar së fundmi nga mungesat, ndërsa duket se e ka ideuar edhe 11-shen startuese në ndeshjen e sotme derbi. Porta I takon Hoxhës, ndërsa në mbrojtje rikthehet Belica. Dilema ka në sulm me Solomon që kërcënon të riun Llanaj për një fanellë titullari. Brawn në vend të Çinarit në krah.
Formacioni I mundshëm anti-Tirana:
Partizani 4-3-3: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Cordeiro, Broja, Llanaj (Solomon), Brawn, Bardhi Trajner: Adolfo Sormani