Skënderbeu luan sot me Partizanin në Korçë. Ndeshja e orës 19:00 vlen për javën e 32-të të Superligës, me vendasit që janë në garë për të shpëtuar sezonin duke mos rënë nga elita e futbollit shqiptar.
Trajneri Migen Memelli ka dashur të relaksojë të tijtë, teksa stërvitja e fundit në Korçë ka qenë me dyer të mbyllura për median dhe tifozët. Në këtë ndeshje, korçarët pritet të luajnë me një skemë 4-5-1, duke kërkuar të kenë muskuj pikërisht në mesin e fushës. Ndaj kryesuesve të Partizanit, Skënderbeu luan sezonin pesë javë nga fundi i kampionatit.
Formacioni i mundshëm:
Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Sadriu, Vitija, Zguro, Berisha, Taipi, Mara, Victor, Vangjeli, Mensah