Kukësi përballet me Teutën sonte në orën 20.45 në ”Elbasan Arena”, në takimin e vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët janë ende në garë garë për titullin kampion, pasi janë -7 pikë nga Tirana. Trajneri Orges Shehi nuk do ketë në dispozicion Lulaj, Vasil Shkurtaj dhe Obanor, i pari mungon për shkak kartonësh ndërsa dy të tjerët janë të dëmtuar.
Pjesa tjetër e ekipit është mirë dhe në gjendje optimale. Sa i përket sulmit, tekniku me shumë mundësi do e nisë me Abazaj-Cooper-Ethemi. Shehi ka dyshimë për krahun e majtë të mbrojtjes, me Kotobellin dhe Mustën që garojnë me njëri tjetrin për nëj fanellë titullari. Se si do shkojë ndeshja, mbetet të shihet.
Formacioni i mundshëm Anti-Teuta:
Kukësi: Xhika, Maliqi, Krasniqi, Kotobelli, Teqja, Limaj, Musolli, Rroca, Ethemi, Cooper, Abazaj