Kategoria Superiore ul siparin ditën e sotme me dy ndeshjet e fundit Bylis-Vllaznia dhe Laçi-Skënderbeu. Një javë që solli jo pak surpriza me Kukësin dhe Tiranën që vazhdojnë serinë e fitoreve. Partizani shijoi 3 pikët e para për këtë vit me Sormanin në krye, ndërsa Bylis u ndal në shtëpi nga Vllaznia. Fitore të rëndësishme mori edhe Laçi përballë Skënderbeut e tashmë renditet në vendin e 3-të në renditje. Newsport.al ju sjell më poshtë formacionin më të mirë të kësaj jave si dhe trajnerin fitues.
Stajila (Laçi): Laçi arrite të merrte një fitore të rëndësishme ditën e sotme me rezultatin minimal 1-0. Një nga lojtarët kryesor në këtë takim ishte edhe portieri Stazhilla që me pritjet e tij shpëtoi në shumë raste skuadrën. Padyshim një nga më të mirë për Laçin në fushën.
Renato Malota (Vllaznia): Vllaznia mori një pikë të artë në trasnfertën e vështirë të Ballshit. Qendërmbrojtësi ishte një nga më të mirë në fushën e lojës. Shënoi golin e parë që në minutën e dytë dhe në mbrojte ishte pothuajse i pakalueshëm. Fiton çdo duel në zonën e tij dhe mban larg kundërshtarët. Me eksperiencën e tij është një siguri për Vllazninën në mbrojtje.
Albi Doka (Tirana): Në krahun e djathtë është i pandalëshëm. Vrapon pa fund dhe vë në vështirësi mbrojtjen e Teutës me krosimet dhe daljet e tij. Në fitoren e djeshme 2-1 ndaj Teutës padyshim edhe Doka ka një meritë të veçantë dhe pas çdo ndeshje po kthehet në një lojtar të rëndësishëm për Tiranën.
Edison Ndreca (Bylis): Bylis nuk del me pikë të plota nga sfida me Vllazninë e luajtur në shtëpi. Ballshiotët barazuan 2-2, por Ndreca ishte nga më të mirët për ekipin e Dovedan. Në krahun e majtë është I pandalësh e sëbashku me Peposhin kuptohem mjaft mirë. Ka arritur të fitojë vendin e titullarit e tashmë po kthehet në golashënues për Bylisin. Gol ndaj Laçit në Kupë, por edhe sot një supergol ndaj Vllaznisë.
Rron Broja (Partizani): Kampionët marrin fitoren e parë për këtë vit kalendarik dhe në drejtimin e Sormanit. Një ndeshje e thjesht në letër dhe që u bë akoma më e thjesht nga dy gabimet e portierit të Luftëtarit në sfidën që u mbyll 0-3. Mesfushori Broja gjeti golin e parë me fanelën e Partizanit dhe gjithashtu ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. I kudondodhur në fushë dhe në fund shpërblehet me atë gol.
Idi Batha (Tirana): Fitorja e 6-të radhazi në kampionat nuk është rastësi. Tirana ka gjetur ritmin e duhur e ndaj Teutës fiton me përmbysje 2-1. Batha ishte një nga lojtarët më të mirë për bardheblutë duke fituar çdo duel në mesfushë. Afrimi i tij në fillim të sezonit ishte goditje më vetë e tashmë pas shumë kohësh mesfusha bardheblu ka një “pronar” të ri e Batha po e shpërblen mësëmiri ndeshje pas ndeshje.
William Corderio Melo (Partizani): Fitorja 0-3 ndaj Luftëtarit ishte një fitore më shumë për të ngritur moralin e rënë pas 3 humbjeve radhazi. Braziliani Melo ishte një nga autorët e golave pasi me një gjuajtje nga distance arriti të shënonte një supergol. Në gjuajtjen e tij u duk sikur Partizani po “zbraste” të gjitha nervat e akomuluar në 3 humbjet e këtij viti. Kur është në formën e tij më të mirë është gjithmonë një rrezik konstant për çdo mbrojtje kundërshtare.
Redon Xhixha (Laçi): Gol me vlerë 3 pikë për Laçin në fitoren minimale 1-0 ndaj Skënderbeut. Sulmuesi I talentuar e nisi si titullar dhe konfirmon se lënia e tij në stol nuk është një zgjedhje e duhur. Më të në fushë kurbinasit janë më të rrezikshëm dhe një gjë e tillë u pa edhe sot në fushën e lojës. Shënon një supergol dhe I jep një 3 pikësh shumë të rëndësishëm Laçit dhe e ngjit në vendin e 3-të në Kategorinë Superiore.
Gilman Lika (Vllaznia): Kapiteni është gjithmonë aty për të “shpëtuar” anijë e tij. Këtë gjë bëri sot Lika me një supergol për t’I dhënë barazimin 2-2 Vllaznisë ndaj Bylisit dhe për të marrë një pikë të rëndësishme në transfertë. Sulmuesi ishte një nga më të mirë në fushën e lojës dhe rrezik për mbrojtjen ballshiote me daljet e tij në sulm. Goli i shënuar është një “kryevepër” dhe për Vllazninë vlejti një pikë e artë.
Michael Ngoo (Tirana): Tirana merr fitoren e 6-të radhazi dhe një 3- pikësh që kalon pikërisht nga këmbët e sulmuesit Ngoo. Shënon golin e barazimit edhe pse për momentin bën të pamundërtën duke goditur shtyllën me portën bosh e më pas e dërgon në rrjetë. Goli I dytë është një pasim perfekt “alla Iniesta” që Ngoo jep për Torassën që përballë Stivi Frashërit nuk gabon dhe i jep epërsinë dhe fitoren Tiranës. Anglezi po konfirmon formën e mirë që po kalon pasi pothuajse në çdo ndeshje është deçiziv për bardheblutë me golat dhe asiste e tij.
Vasil Shkurtaj (Kukësi): Kukësi arriti të merrte një fitore të thellë ndaj Flamurtarit të vendit të fundit. Shkurtaj ishte një lojtarët më të mirë në fushë duke shënuar edhe dy gola. Sulmuesi është garë për “Këpucën e Artë”, dhe me dy golëshin e djeshëm “kërcënon” Nuabuezen e Laçit. Shkurtaj është kthyer në një lojtar të pazevendësueshëm për Kukësin dhe sa herë që është në formë është gjithmonë deçiziv.
Trajner: Emanuel Egbo (Tirana): 7 ndeshje 7 fitore në drejtimin e Tiranës mes kampionatit dhe Kupës. Një nisje të tillë nuk e kishte “menduar” as vetë trajneri Egbo kur mori drejtimin e bardhebluve. Më të në krye lojtarët kanë gjetur harmonin dhe ritmin e duhur. “Viktima” e radhës ishte Teuta në “Air Albania” dhe Tirana fitoi me rezultatin 2-1. Vendi i dytë në renditje dhe një pikë larg Kukësit kryesues, Tirana me Egbo në krye ka vënë kandidaturën e fortë për titullin kampion e për këtë të drejt I japin loja e zhvilluar dhe rezultatet.