Java e 18-të ul siparin ditën e sotme. Një javë që solli shumë surpriza pasi Kukësi e Partizani nuk arritën të fitonin, ndërsa Tirana merr fitoren e 4-të radhazi e tani ngjitet në vendin e dytë. Fitore të rëndësishme morën Laçi e Vllaznia, ndërsa Luftëtari ndali në barazim Kukësin. Newsport.al jus jell më poshtë edhe 11-shen si dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.
Isli Hidi (Bylis): Bylis u mund me rezultatin 2-1 nga Tirana. Portieri ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Shpëton disa herë ballshiotët nga goli, godet saktë penalltinë duke vendosur baraspeshën. I pafajshëm te momenti I golit pasi devijon goditjen e Bathës dhe nuk ka se çfarë të bëjë te goditja e Ngoo.
Rudolf Turkaj (Laçi): Është ai që I jep fitoren kurbinasve në sfidën e ndaj Teutës. Nuk e nis ndeshjen si titullar, por merr vendin e Rapos të dëmtuar dhe jep sigurin në prapavijë. Në momentin e golit është në vendin e duhur dhe e dërgon në rrjetë topin për t’I dhënë një fitore të rëndësishme Laçit.
Eglentin Gjoni (Laçi): Qendërmbrojtësi nuk e nis ndeshjen ndaj Teutës si titullar pasi nuk ishte në gjendjen e tij optimale. Me dëmtimin e Ignjatovic, Cungun I beson atij mbrojtjen dhe lojtari nuk zhgënjen. I saktë në ndërhyje dhe nuk lejon lojtarët e Teutës të shënojnë gol e padyshim është një nga më të mirët e javës.
Elton Cale (Tirana): Braziliani ishte një nga lojtarët më të lëvizshëm në sulmin e Tiranës. Goli I parë shënohet pikërisht nga ai dhe pas një aksioni me Toranës gjuan brenda zonës duke mposhtur portierin Hidi. Zëvendësohet nga trajneri Egbo pasi aktivizohet Muçi për t’I dhënë më shumë frymarrje skuadrës. Deçiziv për skuadrën bardheblu me golin e shënuar.
Bruno Dita (Skënderbeu): Ditët e fundit flitej shumë për Ditën se ka hedhur në gjyq skuadrën e tij dhe kërkon largimin. Në fushën e lojës është mjaft profesionist e bën më të mirën e tij. Bllokon mjaft Solomon dhe të gjithë sulmin e Partizanit. I pafajshëm te momenti I penalltisë dhe proteston me të drejt pasi topin e prek me kokë dhe jo me dorë. Një nga lojtarët më të mirë në fushë edhe pse nuk luan në pozicionin e tij natyral.
Dejvi Bregu (Skënderbeu): Shënon golin e 3-të në fitoren 3-2 ndaj Partizanit. Vlonjati shënon një gol për kornizë dhe vulos fitoren e korçarëve. Një rrezik konstant për mbrojten e Partizanit dhe deçiziv me golin e tij. Nëse ecen më këto ritme padyshim meriton një transferim jashtë Shqiëprisë.
Blerim Krasniqi (Skënderbeu); Skënderbeu arrinë një fitore emocionuese në Korçën ndaj Partizanit dhe Krasniqi është pikë referimi për ekipin e Ilir Dajës. Mban gjatë gjithë lojës ekipin para dhe sa herë prek topin është i rrezikshëm për portën e mbrojtur nga Alban Hoxha. Në fund të pjesës së parë shënon golin e përmbysjes së rezultatit duke bërë dhe kthesën e madhe për Skënderbeun.
Michael Ngoo (Tirana); Fitore në sekondat e fundit për Tiranën dhe kjo fal sulmuesit shtatlart. Ngoo mban dy futbollistë të Bylist pas vetes gjatë gjithë lojës, por disa herë arrinë të shkëputet dhe kthehet në rrezikshmëri për Bylisin. Në fund të ndeshjes gjendet në vendin e duhur në momentin e duhur, duke shtyrë me çdo mënyrë të mundshme topin në rrjetë dhe i jep fitoren e 4 radhazi Egbo e Tiranës.
Griseld Lika (Luftëtari): Padyshim surpriza e ekipit të Luftëtarit. Gjirokastritët zhvillojnë një ndeshje të mirë ndaj vendit të parë Kukësit, duke i ndalur në shtëpi. Griseld Lika ishte tepër i lëvizshëm nga krahu duke i krijuar probleme mbrojtjes së verilindorëve me krosat dhe hyrjet në zonë. Një paraqitje dinjitoze e cila i jep shpresë klubit për ndeshjet e ardhshme.
Hygor (Vllaznia): Vllaznia fiton pastër ndaj Flamurtarit të vendit të fundit, por ndeshja dukej e komplikuar në disa momente. Hygor është nga futbollistët në fushë që tregohet herë pas here i rrezikshëm për Moçkën, ku dhe e surprizon në fund me një super rrovëshat. Fal golit të tij arrinë të ngre në këmbë të gjithë tifozët në “Loro Boriçi”.
Donaldo Açka (Luftëtari): Barazimi pa gola i Luftëtarit ndaj Kukësit është edhe fal futbollistëve me tipare mbrojtëse të gjirokastritëve. 22-vjeçari kthehet në motorrin e mesfushës si dhe pika e ndalimit për futbollistët kundërshtarë. I sigurt në ndërhyrjet e tij, Açka të krijonte idenë e një mesfushori shkatërrues me eksperiencë mbi super dhe jo vetëm 22-vjeç.
Ilir Daja (Skënderbeu): Padyshim trajneri më I mirë I javës është Ilir Daja. Mund Partizanin kampion duke dominar ndeshjen dhe i uron mirseardhjen me humbje trajnerit Sormani në debutmin e tij. Edhe njëherë tjetër tregojë se është një strateg edhe pse ka skuadra e tij nuk është ajo e viteve të mëparshme.