Kukësi do të presë Tiranën në “Air Albania”. Sot në orën 18:00, në kuadër të javës së 23-të të Kategorisë Superiore, kalendari ka rezervuar duelin e kryesueve. Verilindorët e Shpëtim Duros ndodhen në vendin e parë, me vetëm një pikë më shumë se të besuarit e Emmanuel Egbo. Ndeshja e sotme shihet si deçizive për titull, me të dyja kampet që e kanë pranuar avantazhin e një fitoreje në këtë duel.
Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro e ka ideuar formacionin titullar, me Eduart Rrocën që pritet të mbetet jashtë njëmbëdhjetëshes titullare. Trajneri i bluve do të hedhë nga minuta e parë një formacion sulmues, duke i besuar aftësive të sulmit. Në portë pritet të luaj Xhika, me mbrojtjen që do të rreshtohet me katër. Përkatësisht Maliqi, Teqja, Obanor e Musta, ndërsa në mesfushë Et’hemi, Musolli e Limaj. Maja e sumit do t’i besohet të përhershmit Shkurtaj, me Gavazaj e Abazaj në ndihmë të vlonjatit.
Formacioni i mundshëm anti-Tirana:
Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Et’hemi, Musolli, Limaj, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj Tr. Shpëtim Duro