Roma dhe Interi do përballen me njëra tjetrën në orën 18.00, për javën e 16-të të Serie A. Si Mourinho, ashtu edhe Inzaghi kanë vendosur për formacionet me anë të të cilave ekipet do zbresin në fushë. Nga minuta e parë e nisin më të mirët, pasi bëhet fjalë për një takim të rëndësishëm.
Titullar është edhe Kumbulla, i cili do kërkojnë të bëjë maksimumin ndaj zikaltërve.Kampionët e Italisë janë në vendin e 3-të me 34 pikë. Skuadra nga kryeqyteti është e pesta me 25 pikë.
FORMACIONET:
Roma (4-2-3-1): Rui Patricio; Smalling, Mancini, Kumbulla, Ibanez; Veretout, Cristante; Vina, Mkhitaryan, Zaniolo; Shomurodov
Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Perisic; Dzeko, Correa