Elseid Hysaj rikthehet titullar te Napoli. Serie A do të dhurojë në mesditë, pikërisht në 12:30 sfidën mes Napolit dhe Fiorentinës. Të dy trajnerët kanë bërë publike rreshtimet, teksa për vendasit është nga minuta e parë edhe shkodrani i Kombëtares kuqezi.
Nga stoli do e nisë Amir Rrahmani, që pa disa ditë më parë të zhvillonte edhe ai një ndeshje si titullar. Për vendasit ka disa mungesa prej Covid-19 dhe dëmtimeve, teksa rikthehet Mertens. Ruiz, Osimehn apo di Lorenzo mbeten jashtë.
Formacionet zyrtare:
Napoli (4-2-3-1): Ospina, Hysaj, Manolas, Koulibaly, Mario Rui, Demme, Bakayoko, Lozano, Zielinski, Insigne, Petagna
Fiorentina (3-4-3): Dragoëski; Igor, Milenkovic, Pezzella; Venuti, Amrabat, Castrovilli, Biraghi; Ribéry, Vlahovic, Callejon