Partizani-Teuta është supersfida e javës së 10-të Superligës. Ndeshja do të luhet sot në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 16:45. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet.
Trajneri Daja ka hedhur në fushë formacionin më të mirë me Kaçen, Malën, Stenio Junior dhe Carën në sulm. Te Teuta, trajneri Martini I gëzohet rikthimeve të Selmanit, Aleksit, Jackson dhe Acquah.
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Teqja; A. Marku, Belica, Sembene, Musta; Rrapaj, Kaçe, H.Marku; Mala, Stenio Junior, Cara.
Teuta (4-2-3-1): Qirko; Idrizaj, Selmani, Ivanovic, Jackson; Aleksi, Acquah; E. Vila, Kallaku, L. Vila; Gjorgiev.