Sot, në orën 18:55 luhet ndeshja mes Interit dhe Slavia Prague, e vlefshme për duelin e parë të Champions League.
Zikaltërit, me në krye teknikun Antonio Conte do të kërkojnë fitoren përpara publikur të tyre, kurse miqtë do tentojnë surprizën.
Për çekët, që nga minuta e parë do startojë ish-sulmuesi I Skënderbeut, Olayinka, e mbetet për t’u parë nëse do jetë I rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Inter: Handanoviç, Skriniar, de Vrij, D’Ambrosio, Asamoah, Gagliardini, Brozoviç, Sensi, Candreva, Lukaku, Martinez
Slavia Prague: Kolar, Coufal, Kudela, Hovorka, Boril, Stanciu, Traore, Husbauer, Soucek, Olayinka, Masopust