Tirana-Partizani është supersfida e javës së 6-të të Abissnet Superiore. Derbi I kryeqytetit do të luhet në orën 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet.
Shehi dhe Daja kanë surprizuar me zgjedhjet e tyre dhe të dy kërkojnë të fitojnë me çdo kusht këtë ndeshje. Te Tirana Seferi dhe Ngoo do të luajnë nga minuta e parë, ndërsa Xhixha ka përfunduar në stol.
Te Partizani, trajneri Daja ka hedhur në Rrapajn edhe pse u përfol se ishte i dëmtuar dhe nuk do të ishte i pranishëm në këtë ndeshje. Në sulm do të luajë Filipovic, ndërsa Cara e nis takimin nga stoli pasi nuk është 100% të formës së tij fizike.
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o.
Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic.
Gjyqtar: Eldorjan Hamiti / VAR: Kridens Meta