Europa League luan ndeshjet e xhiros së gjashtë të grupeve pas pak minutash. Një sfidë vendimtare për kualifikimin është ajo mes Napolit dhe Leicesterit. Në formacionet zyrtare të italianëve është Rrahmani, i cili ka kohë që e ka fituar vendin e titullarit. Skuadra e Spalletit është e 3-ta me 7 pikë, ndërsa Leister kryeson me 8 pikë. Tjetër “betejë” e rëndësishme është ajo mes Legias dhe Spartakut të Moskës. Polakët e nisin me Kastratin nga minuta e parë, ndërsa Çelhaka është në stol.
Në Conference League, Roma përballet në Bullgari me CSKA Sofian. Titullar për skuadrën e Mourinhos është Kumbulla, i cili po fiton terren në Europë. Italianët janë në vendin e dytë me 10 pikë dhe kanë siguruar kalimin tutje.
Formacionet:
CSKA Sofia (4-3-3): Busatto; Galabov, Mattheij, Lam, Mazikou; Vian, Muhar, Geferson; Yomov, Caicedo, Bai.
Roma (3-4-1-2): Fuzato; Ibanez, Kumbulla, Mancini; Karsdorp, Veretout, Cristante, Vina; Bove; Mayoral, Abraham.
–
Legia (4-2-3-1): Boruc; Johansson, Wieteska, Nawrocki, Ribeiro; Martins, Slisz; Kastrati, Josué, Luquinhos; Emreli.
Spartak Mosca (4-2-3-1): Selikhov; Caufriez, Gigot, Dzhikiya, Ayrton; Zobnin, Umyarov, Moses, Promes, Bakaev; Ignatov.
–
Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus; Mario Rui; Demme, Zielinski; Lozano, Elmas, Ounas; Petagna.
Leicester (4-3-2-1): Schmeichel; Castagne, Evans, Soyuncu, Bertrand; Ndidi, Tielemans, Dewsbury-Hall; Maddison, Barnes; Vardy.