Roma do të luaj sot ndeshjen e javës së dytë të Serie A në shtëpi. Përballë tyre në 20:45 do jenë kampionët e Juventusit, në një ndeshje që pritet të ngrihet në nivelin e kampionatit. Të dy trajnerët kanë vendosur për titullarët, me Pirlon që do të hedhë nga minuta e parë Moratan.
Nga ana tjetër, Fonseka I beson Dzekos që u përfol për një kalim te bardhezinjtë ndërsa nga fillimi do e nisë edhe Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi.
ROMA (3-4-2-1) – Mirante, Mancini, Ibanez, Kumbulla; Santon; Veretout, Pellegrini, Spinazzola; Mkhitaryan, Pedro; Dzeko
JUVENTUS (3-4-1-2) – Szczesny; Danilo, Bonuçi, Chiellini; Cuadrado, McKennie, Rabiot, Kulusevski; Ramsey; Ronaldo, Morata