Shqipëria do të luajë në orën 20:15 miqësoren e dytë. Pas barazimit ndaj Uellsit, kuqezinjtë do të sfidojnë Çekinë në transfertë e ky takim do t’u shërbejë dy ekipeve për të parë gjendjen e lojtarëve.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me trajnerin Reja që ka bërë disa ndryshime nga ndeshja e kaluar. Trashi ka zënë vendin e Lenjanit, Veseli vendin e Dokës, Kallaku titullar në vendin e Çekiçit, ndërsa Cikalleshi në vend të Balajt.
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Kalas, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Schick
Shqipëria: Selmani, Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli, Trashi, Veseli, Kallaku, Bare, Abrashi, Cikalleshi, Manaj.
Gjyqtar: Peter Kralovic