Partizani-Tirana është sfida e javës së 32-të të Kategorisë Superiore që do të luhet sot në “Air Albania” në 20:45. Një ndeshje e cila vjen me shumë probleme për të kuqtë që do të kenë 5 mungesa për shkak se këta lojtarë janë prekur me Covid-19.
Nga ana tjetër Tirana vjen e plotë në këtë ndeshje dhe kërkon me çdo kusht 3 pikët për të mos humbur terren me Kukësin. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Telushi, Trashi, Melo, Broja, Brown, Solomon, Bardhi Trajner: Adolfo Sormani
Tirana: Lika, Doka, Muca, Vangjeli, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Torassa, Cobbinah, Cale, Ngoo Trajner: Emmanuel Egbo