Kosova do të luajë në orën 20:45 një ndeshje miqësore ndaj Lituanisë, para sfidave zyrtare të kualifikueseve të Kupës së Botës. Trajneri Challandes do të testojë lojtarët në këtë sfidë, ndërsa janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet.
Te Kosova edhe pse është përjashtuar portieri Muric nuk do të ketë minuta për portierin e Tiranës, Visar Bekaj. Nga minuta e parë do të luajë Ujkani, ndërsa titullarë janë edhe lojtarët më të mirë që Kosova ka në dispozicion.
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresevic, Aliti, Kryeziu, V.Berisha, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi.