Do të luhen në orën 21:00 dy ndeshjet e tjera çerekfinaliste të Champions League. Liverpool do të presë në Angli, Real Madrid teksa do të tentojë përmbysjen e madhe. Sfida e parë e luajtur në Spanjë u mbyll me fitoren 3-1 për madrilenët, ndërsa Liverpool do të ketë një mision të vështirë pasi I duhet një fitore me dy gola më shumë. Pak minuta më parë janë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Fabinho, Milner, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.
Real Madrid: Courtois; Valverde, Militao, Nacho, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius.
Sfida tjetër që do të luhet në Gjermani është ajo mes Dortmund dhe Man City. Skuadra e Guardiolës ka fituar në ndeshjen e parë 2-1 dhe Dortmundit I duhet një fitore për të kaluar në gjysmëfinale. Tashmë janë zbuluar edhe rreshtimet e të dyja ekipeve.
Dortmund: Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Can, Dahoud, Bellingham, Reus, Knauff, Haaland.
Man City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Zinchenko, Rodri, Gundogan, De Bruyne, Mahrez, Foden, Bernardo.