Vllaznia dhe Erzeni do të ndeshen në Loro Boriçi, në orën 16:30. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Superiores, sjell përballë dy rivalët të cilët kanë një llogari të hapur që nga takimi i fundit. Erzeni në ndeshjen hapëse të Abissnet Superiore mundi kuqeblutë me shifrat minimale 1-0.
Mirel Josa tashmë i njeh mjaft mirë kapacitetet e ekipit shijakas, të cilët kanë surprizuar të gjithë ekipet “big”. Xhevahir Kapllani vjen në këtë sfidë pa shumë ndryshime duke i besuar lojtarëve të tij më të mirë.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Boshnjaku, Mala, A.Hoxhaj, Marku. Trajner: Mirel Josa
Erzeni: Xhika, Krasniqi, Sadiki, Enk, Osmanllari, Kriviçiç, Mehmeti, Asani, Kahrimanoviç, Nonanto, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani