Shqipëria U21 pret në shtëpi Slloveninë U21, në takimin që vlen për kualifikueset e EURO U21. Të dyja skuadrat kanë vendosur për formacionet zyrtare.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi aktualisht renditen në vendin e dytë me 6 pikë, 3 më pak se Republika çeke, e cila kryeson. Sllovenia është në vendin e katërt me 4 pikë.Djemtë tanë vijnë në këtë takim të Elbasan Arenas pas fitores 2-0 ndaj Andorrës. Në krahun tjetër, sllovenët janë një ekip tejet i fortë, pasi barazuan 2-2 me Anglinë. Ky takim pritet me interes nga tifozët.