Brighton dhe Manchester City do përballen me njëra tjetrën në orën 18.30, në kuadër të kampionatit anglez. “Qytetarët” e nisin nga minuta e parë me Grealish.Sulmuesi do ketë mbështetjen edhe të Foden dhe Jesus. Në mesfushë qëndron Rodri. Në portë është Ederson.
Djemtë e Guardiola janë në vendin e 3-të dhe synojnë që të fitojnë titullin kampion këtë sezon. Nëse do ia dolin apo jo, do e tregojë koha.