Teuta-Skënderbeu është ndeshja e fundit e javës së 14-të në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi do presë në shtëpi korçarët dhe do të kërkojnë fitoren që mungon prej disa ndeshjes. Situata me tërmetin është lënë pas e lojtarët janë përqendruar te ndeshja e sotme. Të dy trajnerët kanë zgjedhur edhe formacionet titullare për këtë ndeshje. Te Teuta mungon Kallauku, ndërsa Skënderbeu është i plotë.
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Gashi, Avdyli, Çyrbja, Vila, Nikac. Trajner Bledi Shkëmbi
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Essien, Gripshi, Ndecky, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja