Teuta-Apolonia është një nga ndeshjen e sotme e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Sfida e parë mes dy ekipeve është mbyllur në barazim 2-2, ndërsa durrsakët kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet titullare nga të dy trajnerët.
Trajneri Edi Martini nuk ka bërë pothuajse asnjë ndryshim në formacion, ndryshe nga Dedja te Vllaznia që hedhur në fushë një formacion ndryshe. Nga minuta e parë në portë do të luajë Sherri, por edhe Lekaj, Rrepaj apo edhe Shtubina.
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, E. Vila , Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku, Hebaj. Trajner: Edi Martini
Vllaznia: Sherri, Lekaj, Adili, Shehi, Repaj, Krymi, Kruja, Bardulla, Shtubina, Lika, Junior. Trajner: Hysen Dedja
Gjyqtar: Eldorian Hamitaj