Në ”Elbasan Arena”, në orën 19.00 luhet finalja e Kategorisë së Parë mes Kastriotit dhe Apolonisë. Të dyja skuadrat kanë bërë një sezon fantastik, duke treguar se e meritojnë Kategorinë Superiore. Krutanët janë fitues të Grupit A, ndërsa fierakët dolën të parët në Grupin B.
Formacionet:
Kastrioti: Puja, Çela, Husein, Neziri, Sefgjini, Karakaçi, Basha, Nuriu, Okebugu, Marku, Ajazi
Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Krasniqi, Ymeri, Andoni, Omeri, Mehmeti, Kumani, Sota, Mihana, Eyoh