Manchester City dhe Manchester United përballen me njëra tjetrën në orën 17.30, në kuadër të kampionatit anglez.
Si Guardiola, ashtu edhe Solskjaer kanë vendosur për titullarët. Për “Djajtë e kuq” starton Martial, ndërsa nga krahët janë James dhe Rashford. Prapa sulmuesit, qëndron Fernandes.”Qytetarët” e nisin me Jesus, Mahrez dhe Sterling në sulm. Dias dhe Stones formojnë qëndrës e mbrojtjes, teksa në portë qëndon Ederson.
Manchester City është i shkëputur ndjeshëm, teksa një fitore eventuale do ta afronte akoma më shumë drejt titullit.