Sot, në orën 17:00 në Korçë, Skënderbeu pret në shtëpi skuadrën e Luftëtarit, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.
Trajneri Ilir Daja ka rreshtuar skuadrën, duke tentuar të marrë fitoren e e 4 të sezonit, edhe pse nuk do të jetë e lehtë, sepse përballë do të jetë një kundërshtar shumë i “uritur” për pikë, sikurse është Luftëtari.
Sot, për Skënderbeun do të ketë 2 lojtarë debutues. Mbrojtësi i djathtë Kosta Vangjeli dhe Ndecky, që luajnë për herë të parë këtë sezon për Skënderbeun.
Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Dita, Meksi, Vangjeli, Daja, Muzaka, Bregu, Ndecky, Gripshi, Krasniqi
Luftëtari: Qyrani, Prikas, Demo, Lala, Dushkaj, Açka, Rapo, Vyent, Hyseni, Reina, Oshafi