Në orën 17:00, Partizani do të zbresë në fushën e lojës, për të luajtur përballë Sheriff Tiraspolit, në “Selman Stermasi”.
Kjo është një sfidë e vlefshme për raundin e dytë eleminator të Eruopa League. Trajneri i të kuqve, Franco Lerda, ka rreshtuar edhe formacionin që do zbresë në fushën e lojës që nga minuta e parë.
Në formacion që nga minuta e parë është edhe afrimi i merkatos së verës, mesfushori Rron Broja, ndërsa Hkaj është preferuar përsëri në vendin e Lorenc Trashit.
Formacionet:
Partizani: Hoxha, Belica, Broja, Çinari, Solomon, Telushi, Mala, Ibrahimi, Hakaj, Cordeiro, Bitri
Sheriff: Mikuliç, Muzek, Balima, Cristiano, Anton, Hordiienko, Latifi, Tambe, Boban, Kendysh, N’diaye