Shqipëria do të luajë në orën 18:00 sfidën e parafundit të Nations Leauge ndaj Kazakistanit. Kuqezintjë kërkojnë me çdo kusht fitoren për të arritur në vend të parë. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.
Trajneri Reja ka vendosur të hedhi në fushë nga minuta e parë Kallakun duke lënë në stol Gjasulën, ndërsa në sulm Uzuni, Cikalleshin dhe Manajn. Titullar është rikthyer edhe Memushaj që nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit, ndërsa Broja ka ngelur jashtë skuadre pasi nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi.
Shqipëria: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Kallaku, Memushaj, Uzuni, Manaj, Cikalleshi.
Kazakistani: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Kuat, Bejsebekov, Abiken, Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.