Roma dhe Inter do të përballen në 12:30 në “Olimpico”. Ndeshja vlen për javën e 17 të Serie A dhe të dy trajnerët kanë bërë publike listën e titullarëve. Për zikaltërit bie në sy se dyshja e sulmit përbëhet nga Lukaku dhe Lautaro, ndryshe nga dueli I fundit.
Trajneri i vendasve Fonseca duhet të bëjë pa katër lojtarë. Calafiori, Fazio, Pedro dhe Zaniolo janë jashtë te Roma, ndërsa D’ambrozio, Pinamonti dhe Vecino mungojnë për miqtë.
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla e nis nga stoli te Roma. Fill pas rikthimit nga izolimi i Covid, 20 vjeçari nuk po fiton dot vendin e titullarit.
Formacionet:
ROMA (3-4-2-1): Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Darmian; Lautaro, Lukaku