Real Madrid-Alaves do të jetë ndeshja që do të luhet në orën 22:00 e vlefshme për javën e 35-të të La Ligas. Skuadra e Zidan udhëheq kampionatin me një pikë më shumë dhe kërkon fitoren për të ruajtur diferencën në 4 pikë me Barcelonën e vendit të dytë.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat. Real Madrid ka disa mungesa dhe Zidan ka hedhur në fushë nga minuta e parë Lucas Vasques si mbrojtës I djathtë dhe në sulm do të luajnë Asensio, Rodrygo dhe Benzema.
Real Madrid: Courtois, Militao, Varane, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Lucas, Asensio, Mendy, Rodrygo.
Alaves: Roberto; Ximo Navarro, Laguardia, Ely, Adrián Marín; Fejsa, Camarasa, Burke, Edgar; Lucas, Joselu.