Spezia-Salernitana është sfida e parë e javës së 8-të në Serie A. Ndeshja do të luhet në orën 15:00 dhe është një përballja direkt për mbijetesë. Të dyja ekipet kanë nga 4 pikë në renditje dhe kërkojnë të marrin me çdo kusht fitoren.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët dhe nuk do të ketë derbi shqiptarësh në fushë. Te Spezia, Thiago Motta ka vendosur që Rey Manaj ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa te Salernitana, mbrojtësi Frederik Veseli është infektuar me covid-19 pas kthimit nga Kombëtarja shqiptare.
Spezia (3-4-3): Provedel; Ferrer, Hristov, Nikolaou; Gyasi, Kovalenko, Maggiore, Strelec; Salcedo, Nzola, Antiste.
Salernitana (4-3-1-2): Belec; Gyomber, Strandberg, Gagliolo, Ranieri; M. Coulibaly, Obi, Di Tacchio; Kastanos; Djuric, Simy.