Në orën 20:45 do të luhet sfida e fundit për javën e 24-të në Seria A mes Milanit dhe Torinos në “San Siro”. Kuqezinjtë janë favorit në ndeshjen e sotme edhe pse kanë kaluar dy sfida të vështira më parë me Interin dhe Juventusin në Kupë. Ekipi i drejtuar nga Pioli ka zhvilluar ndeshje të mira në ditët e kaluara dhe ndaj Torinos e cila ka 4 humbje radhazi pritet rikthimi tek 3 pikët.
Në një sfidë tepër të rëndësishme për objektivat e Milanit, Pioli ka hedhur në fushë formacionin më të mirë ku në sulëm i ka besuar Rebic, Paqueta dhe Ibrahimovic. Braziliani duket se rikthehet pas shumë kohësh titullar me fanelën e kuqezinjve dhe Pioli ka lënë jashtë kështu Çalhanoglu.
Milan (4-4-1-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Rebic; Paquetà; Ibrahimovic.
Torino (3-4-3): Sirigu; Lyanco, Nkoulou, Bremer; De Silvestri, Rincon, Lukic, Ansaldi; Edera, Belotti, Berenguer.