Mbrëmjen e sotme priten të luhen ndeshjet e radhës, të vlefshme për grupet e Champions League. Një prej sfidave të orës 18:55, është ajo midis Ajax dhe Chelsea. Dy ekipe të cilat këtë sezon kanë në përbërje të tyre më shumë talente sesa emra të mëdhenj.
Ajax vazhdon ecurinë pozitive teksa ndodhet në vendin e parë në grup me 6 pikë, ndërsa të besuarit e Lampard, janë të dytët me 3 pikë, njësoj sa ekipi tjetër Valencia. Një ndeshje tepër delikate për anglezët të cilët, duhet të dalin me pikë nga një fushë e vështirë siç është kjo e holandezëve.
Të dyja ekipet synojnë fitoren teksa në fushë trajnerët kanë hedhur formacione me tre sulmues.
Ajax (4-3-3): Onana; Dest, Veltman, Blind, Tagliafico; Alvarez, Van de Beek, Martinez; Ziyech, Tadic, Promes
Chelsea (3-4-3): Kepa; Azpilicueta, Zouma, Tomori; Hudson-Odoi, Kovacic, Jorginho, Alonso; Ëillian, Abraham, Mount