Në orën 20:00 Kukësi do të zbresë në fushën e lojës, pasi në Elbasan Arena do të presë Debreçenin, për ndeshjen e kthimit në raundin e parë të Europa League.
Nënkampionët e vendit u mundën në takimin e parë në transfertë me rezultatin 3-0, e ndërsa sonte do te kenë një mision të vështirë, por jo të pamundur. Trajneri Ernest Gjoka ka hedhur në fushën e lojës një formacion sulmues, por të shohim se ç’do të prodhojë fusha e lojës.
Kukësi: Frashëri, Kitanovski, Cuculi, Limaj, Shkurtaj, Rroca, Ethemi, Rrumbullaku, Teqja, Musolli, Rama
Debreçeni: Nagy, Szatmari, Pavkovics, Tozser, Ferenczi, Haris, Varga, Kusnyir, Zsori, Szecsi, Trujiç