Kosova do të luajë në orën 20:45 sfidën e 3-të të Nations League. “Dardanët” nuk kanë fituar ende asnjë ndeshje në këtë edicion të ri dhe sot kërkojmë të marrin 3 pikët e para.
Pas eleminimit të hidhur nga Maqedonia, Kosova zbret sërish në fushë dhe pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Trajneri Challandes ka bërë disa ndryshime nga ndeshja e parë duke futur titullar Zhegrovën dhe Paqeradën.
Kosova: Muric, Paqerada, Dreshevic, Aliti, Hadergjonaj, Berisha, Shala, Zeneli, Celina, Zhegrova, B.Kololli.
Sllovenia: Oblak, Balkovec, Mevlja, Blazic, Stojanovicm Verbic, Kurtic, Bijol, Rep, Lovric, Vuckic.