Liverpool dhe Sheffield Untied përballen me njëra tjetrën në orën 20.15. Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp ka vendosur për lojtarët që do zbresin në fushë. Nga minuta e parë e nis Firmino, Mane dhe Salah, me treshen e sulmit që shpreson të jetë vendimtare.
Në mesfushë është Alcantara, i cili mbështetet edhe nga Jones dhe Wijnaldum. Liverpool ka grumbulluar deri më tani 40 pikë dhe është në vendin e gjashtë. Në krahun tjetër, Sheffield United është e fundit me 11 pikë.
