Juventus-Milan është sfida e fundit e ditës së sotme në Serie A. Bardhezinjtë kërkojnë të marrin fitoren e radhës në shtëpi përballë Milanit për të rimarrë vendin e parë në renditje duke parë që Interi fitoi dje sfidën e saj. Nga ana tjetër kuqezinjtë nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe sot kërkojnë të bëjnë surprizën. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, de Ligt, Alex Sandro, Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Ronaldo, Higuain.
Milan (4-3-3): Donnarumma G; Conti, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Bennacer, Krunic; Suso, Piatek, Calhanoglu.