Juventusi do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Fiorentinës në transfertë. Bardhezinjtë zbresin në orën 15:00 në fushë në “Artemio Franchi”, për t’u ndeshur me Fiorentinën.
Pas fitores ndaj Napolit, Juventusi kërkon fitoren e radhës, ndërsa të dy trajnerët kanë zgjedhur edhe 11-shen titullare. Nga minuta e parë do të jetë sërish Higuain, Ronaldo dhe Duaglas Costa, ndërsa pjesa tjetër nuk ndryshon me Danilon që e nis nga minuta e parë.
Te Fiorentina nga minuta e parë do të jetë Ribery dhe Dalbert I ardhur nga Interi.
FIORENTINA (3-5-2): Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Lirola, Castrovilli, Badelj, Pulgar, Dalbert; Ribery, Chiesa
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Ronaldo.